9997219
Visite Totali
Saturno Magazine, Articolo: MAXHUN  OSMANAJ -  ISTOG,   KOSOVË

MAXHUN  OSMANAJ -  ISTOG,   KOSOVË

MAXHUN  OSMANAJ -  ISTOG,   KOSOVË

                                                                              

KAM   HARRUAR

Kam  harruar  krejtësisht

Në  cilin  itinerar  është  nisur  dhembja

Ta  di  kah  do  të  shkojë

Ku  dhe  kur  do  të  mbërrijë  tek  unë?

Apo  ajo,  qëllimisht  nuk  tregon

Asnjë  destinacion

Ajo  udhëton  në  rrugën  e  vet

Pa  orar,  ashtu  e  çakorduar

Ndoshta  veç  ashtu  na  mban  gjallë

Nga  dritarja  e  shpresës

Të  gjithë  dalin  e  shikojnë

Më  mirë  udhëtimin  e  saj

Se  kë  do  ta  vizitojë?!

Na  mbetet  befasi  e  padëshiruar

Ani  pse,  dashtë  e  padashur

Ka  hise  në  shpirtin  tonë.

 

 

 

 

KAM  DASHUR  DIKUR

Kam  dashur  dikur

Ta  këndoja  një  këngë  të  vjetër

Para  vetes  më  ngrihej  një  mur

Prore  më  mbetej   për  njëherë  tjetër.

 

Dikur  kam  ëndërruar  një  ëndërr

Kurrë  atë  s’e  pashë

M’u   duk,  nata  më  doli  para

Në  kurthin  e  kohës  gati  rashë.

 

Mbaj  mend,  ishte  lirikë  e  vjetër

Por  në  të  përzihej  drama-  epika

Aktet  dhe  skenat  ndryshuan  skenarin

Me  sy  të  përlotur  mbeti  lirika.

 

Kam  dashur,  kam  dashur  atë  këngë

Tani  e  kujtoj  si  rreze  të  perënduar

Tani  më  viziton  ag-  muzg

Si  shoqe  paksa  e  lazdruar.

 

 

 

KËSHILLË

Ju  lutem,  mos  ma  plagosni

Mëngjesin   në  nisje

Mesditën  ma  ruani 

Për  fushëbetejat  e   ashpra

Muzgun  ma  lini  të  qetë

Se  ai  s’mund  të  shtyhet

Asnjëherë  me  rrufetë...

 

Merano,  shkurt  2024

Mettiti in contatto

Fondato da: Francesca Gallello

saturno.magazine@libero.it

(+39) Francesca 3383684998

© 11-2026 Design by Artvision.
All Rights Reserved.